Flash News

Ditari i Opozitës

Kongresi i PS, Tabaku: Spektakël propagande për suksese imagjinare, shqiptarët po varfërohen

Kongresi i PS, Tabaku: Spektakël propagande për suksese imagjinare,

Spektakël propagande e cilëson deputetja demokrate Jorida Tabaku, Kongresin e PS-së që u zhvillua një ditë më parë. Ajo vë theksin te kriza ekonomike me të cilën po përballen shqiptarët, ndërsa thotë se situata do rëndohet, pasi shumë shpejt qytetarët do ta paguajnë më shtrenjtë borxhin publik që qeveria ka marrë për luksin dhe për PPP-të.

“Qeveria vazhdon të bëj sehir dhe të shesë propagandë nga sallat luksoze duke u krenuar për suksese imagjinare ndërsa shqiptari varfërohet. Paguajmë ende sot 90 mijë euro në ditë koncesionin e inceneratorëve ndërsa 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë!”-shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ajo evideton disa nga produketet që kanë pësuar rritje të ndjeshme të çmimeve dhe nënvizon se inflacioni shkoi në 5.7%, sikurse kishte paralajmëruar opozita.

“Vetëm buka është rritur me 16% në raport me një vit më parë, vezët janë shtrenjtuar me 10%, gjalpi është shtrenjtuar minimalisht me 20% njësoj si çdo nënprodukt tjetër i qumështit.

Në një krizë të tillë ku inflacioni shkoi në 5.7%, aq sa çfarë kishte paralajmëruar edhe opozita javë më parë, qeveria vazhdon të kënaqet me thërrimet e ndihmës që ka dhënë për shqiptarët.

Ndërkohë që vendet në zhvillim kanë nisur një plan masash për të lehtësuar politikat tatimore dhe jo vetëm, qeveria vazhdon të mbushë televizionet me propagandë njësoj si në Venezuelë”, shton Tabaku.

Të fundit