Flash News

Ditari i Opozitës

Kongresmeni Keith Self, mbështetës i PD-së dhe opozitës në Shqipëri, figurë kyçe në Shtëpinë e Bardhë

Kongresmeni Keith Self, mbështetës i PD-së dhe opozitës

Kongresmeni Keith Self, kryetari i Komitetit për Europën, është takuar sot me Fatmir Mediun, kreun e Partisë Republikane dhe aleatin e opozitës shqiptare, Sali Berisha. Takimi, i cili u zhvillua në SHBA, kishte në fokus diskutimin mbi situatën politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë takim, Self dhe Mediu theksuan rëndësinë e mbrojtjes së proceseve demokratike, duke u fokusuar në sigurinë e zgjedhjeve dhe nevojën për të garantuar votime të lira dhe të ndershme. Ata vunë në dukje detyrimin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s për të siguruar një proces zgjedhor pa ndikimin e krimit të organizuar, korrupsionit, blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.

Kongresmeni Keith Self është një aleat i njohur i opozitës shqiptare dhe ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për zhvillimet demokratike në Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu një mbështetës i politikave të administratës Trump, duke luajtur një rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, Shtëpia e Bardhë shpërndau një postim të kongresmenit Self në lidhje me suksesin e operacioneve kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke theksuar udhëheqjen e fortë të Presidentit Donald Trump. Në postim, Self vlerësoi eliminimin e terroristëve dhe neutralizimin e kërcënimeve, duke mbrojtur interesat amerikane dhe sigurinë globale.

Kongresmeni Keith Self, mbështetës i PD-së dhe opozitës

Të fundit