Flash News

Ditari i Opozitës

Konkursi për Shkollën e Magjistraturës, Bardhi: Po vishet me hije skandali

Konkursi për Shkollën e Magjistraturës, Bardhi: Po vishet me hije

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për konkursin e Shkollës së Magjistraturës.

Në Komisionin e Ligjeve, Bardhi tha se duhet të thirret Drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, me këtë proces që për herë të parë po vishet me hije skandali.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, tha ai.

Të fundit