Flash News

Ditari i Opozitës

Konsensus me Ramën? Berisha: Si të puthesh me Judën, në gjumë ngrihet llahtar nga unë. S’ kemi emër për president

Konsensus me Ramën? Berisha: Si të puthesh me Judën, në

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur nga Shkodra për emrin e presidentit të ri.

Ai tha se opozita nuk ka një emër për të propozuar, ndërsa shtoi se nuk do të votojë kandidatët e Edi Ramës.

Prononcimi me mediat në Shkodër:

Pyetje: Sot dhatë mesazh bashkimi? Pas shumë muajsh perplasje per here te pare u takuat me deputetët e Shkodrës.

Berisha: Nuk jam takuar sot për herë të parë

Pyetje: Publikisht..         

Berisha: Dakord kjo qëndron, publikisht është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që unë i nderoj e respektoj e të gjithë deputetët e PD. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi.  Kur janë me kollare dhe kostume ky kategorizim pavarësisht se vjen në zinxhir kjo nuk është organizatë por super organizatë. Edi Rama e  keni vënë re se është dezikulibruar sepse e sheh se ngado  që lëviz del ai që është ai.

Pyetje: Berisha: Emrat e presidentit?

Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës sepse do  të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është si të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Të fundit