Flash News

Ditari i Opozitës

Konsultime me Begajn për datën e zgjedhjeve? Këlliçi: Lajthitje e kapterit të Ramës

Konsultime me Begajn për datën e zgjedhjeve? Këlliçi:

Belind Këlliçi ka rrëzuar deklaratën e presidentit Bajram Begaj i cili tha se ka pasur konsultime më të gjithë aktorët politikë, sa i përket datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Për A2 CNN, Këlliçi tregoi se nuk ka pasur një komunikim mes Begajt dhe PD-së, por se e gjitha është një “lajthitje e kapterit të Ramës”, siç e quajti Këlliçi.

Këlliçi tha se ka pasur zero kontakte me presidentin se ky i fundit po bëhet pjesë e lojës së PS.

"Nuk e kam idenë se për çfarë flet kapteri i Edi Ramës. Bëni mirë të pyesni kapterin e Edi Ramës. Në dijeninë time, askush zyrtarisht në emër të opozitës nuk e ka kontaktuar dhe nuk pranuar të bëhet farsë e këtij procesi të vendosur kohë më parë nga ministri i bandave, Taulant Balla, dy muaj më parë. Është lajthitje momentale e kapterit të shtetit. Zero, nuk kemi pasur asnjë kontakt. Mesa duket është  vendosur të bëhet pjesë e lojës politike të mazhorancës", tha Këlliçi.

Të fundit