Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrolli i SPAK në banesë, Teliti: Hap para, por ishte e vonuar

Kontrolli i SPAK në banesë, Teliti: Hap para, por ishte e vonuar

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti komentoi kontrollin e BKH sot me urdhër të SPAK në shtëpinë e Erion Veliajt, zyrat e fondacionit ‘Harabel’ të Ajola Xoxës dhe galerinë e artit ‘Naan’ nën pronësinë e fondacionit të gruas së kryebashkiakut të Tiranës.

Duke folur në "Ora News", Teliti tha se ndërhyrja është hap para, por mësymja e sotme ishte diçka e vonuar. 

"Me ato që kemi parë sot në media, unë mund të them diçka, që mësymja e sotme ishte diçka e vonuar, pasi Kryetari i Bashkisë është ende në detyrë, Bashkia e Tiranës vazhdon ende të abuzojë me pronën dhe fondet publike dhe për atë që akuzohet sot Erion Veliaj, që është incenerator i Tiranës, aferat e '5D' apo dhe përfitimet personale të pasurisë ende asgjë nuk po shohim që të zbardhet konkretisht përsa i përket edhe ne publikut apo edhe ne të zgjedhurit vendor të cilët do të japim llogari para publikut se çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës. Gjithsesi është një hap para."

Të fundit