Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrolli i SPAK në shtëpinë e Veliajt, Balliu: Pritën te shkallët sa të pastroheshin ato që duheshin pastruar

Kontrolli i SPAK në shtëpinë e Veliajt, Balliu: Pritën te

Shefi i organizimi në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaron se kontrollet e ushtruara në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ishin më shumë 'spektakël.

Duke folur në MCN, ai tha se drejtësia është vënë në shërbim të kryebashkiakut.  

"Kishte njerëz që kanë qenë pjesë e G99, që ishin pjesë e vetingut. Pra, pushteti dhe paratë e Veliajt, skemat mafioze që ka ngritur ai kontrollojnë drejtësinë. A ka ky njeri fuqi t’i prishë hetimet? A duhet një masë ndaj këtij njeriu? A duhet të jepet një masë ndaj tij? Hetimet e inceneratorëve, që i ka bërë Arben Kraja, gjithë jetën në shërbim të regjimeve diktatoriale, që edhe nipin edhe mbesën e ka pasur në punë në bashki.

Ai nuk ka qenë këtu për të hetuar inceneratorët, ka qenë për të shpëtuar Erion Veliajn  nga hetimi. Si mundet që njerëz në shoqatat e Veliajt janë njerëz që kanë kryesuar të gjithë procesin e vetingut.

Janë lojëra të SPAK. Kanë marrë një telefon pasi kanë pritur dy orë te shkallët. Sa të pastroheshin ato që ishin për t’u pastruar. Si mundet që sot që vazhdojnë ende pagesat për inceneratorët? Janë me dhjetëra padi për shkollat, taksat e infrastrukturës arsimore, 5D.

Këta individë kush i heton? Këta që kanë marrë përsipër të shkatërrojnë opozitën", tha Balliu. 

Të fundit