Flash News

Ditari i Opozitës

“Kontrolli në biznese, nismë e Veliajt”, Duka: Si guxon të na quajë llum i Shijakut? Unë nuk kam shitur fiq

“Kontrolli në biznese, nismë e Veliajt”, Duka: Si guxon

Deputeti Agron Duka ka folur për ‘përplasjet’ mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj FSHF-së dhe thumbat e hedhura ndaj familjes së kreut të saj, Armand Dukës.

I ftuar në studion e ‘Drejt’ në RTV Ora, Duka u shpreh se Veliaj nuk mund t’i quajë ‘llum i Shijakut’ duke i rikujtuar se ka qenë ai që shiste fiq në Tiranë.

“Si e merr guximin Veliaj për të na quajtur llumi i Shijakut. Për të arritur qëllimin bën çdo gjë. Gjyshi im ka përfunduar studimet në Vjenë. Prindërit janë me arsim të lartë. Të më thotë mua llum? Unë nuk kam shitur fiq. Ai ka bërë fushatë për Tiranën, me çfarë e ka bërë, me fiq? Kryeministri është treguar më i matur. Ai duhet të kontaktoj me përfaqësues të Federatës”, tha Duka.

Sipas tij, kontrollet e Tatimeve  në bizneset e familjes Duka kanë qenë të stisura, një nisme e Veliajt, duke kërkuar që të ketë një reagim më të madh.

“Veliaj e ka thënë që sporti është një ishull që nuk e kontrollojnë. Arrogancë që ja kemi ushqyer edhe ne të opozitës. Duhet të ketë reagim edhe nga biznesi. Mësymja në biznes nuk mund të them që është e Ramës. Kontrolli nuk është rutinë, ka qenë i menjëhershëm. Kanë mësyrë me shumë njerëz dhe në mënyrë arrogante. Në grupin tonë janë rreth 800 punonjës, ka një gjendje stresi te ata. Nëse preket një biznes preket thelbi i kapitalizmit. Duhet të kishte një reagim më të madh. Nëse shteti nuk e sheh biznesi si aleat por si armik, ka marrë fund. Besoj se është nismë e Veliajt”, shtoi Duka.

Të fundit