Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrolli në MEK, Meta: Veprim politik, sjellje jo transparente e qeverisë

Kontrolli në MEK, Meta: Veprim politik, sjellje jo transparente e

Kreu i PL-së, Ilir Meta e cilësoi një veprim politik aksionin policor në kampin Ashraf 3 në Manzë.

Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se ky aksion nuk ka asnjë transparencë të plotë dhe se është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian ne veprimtarinë e supozuar kundër këtij regjimi.

“Sa i takon aksionit të fundit policesk dhe politik ndaj kampit Ashraf mund të themi me bindje të qartë se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian ne veprimtarinë e supozuar kundër këtij regjimi. Ju e dini se qeveria jonë dhe jo vetëm ka konstatuar se regjimi iranian ka hakërruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe këto grupe të regjimit iranian kanë ekspozuar të dhëna dhe kanë kërcënuar qeverinë shqiptare se do publikojnë të dhëna edhe më problematike për të. Pra në vlerësimin tim kemi të bëjmë me një sjellje jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare.

Kemi të bëjmë me një veprim politik. Kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur në një vlerësim se ata kanë bërë një shkelje me shtetin shqiptar. Por këto aktivitete janë bërë publike”, tha Meta.

Të fundit