Flash News

Ditari i Opozitës

Konventa e Bernës për zonat e mbrojtura, Zhupa: Qeveria nuk ndalet edhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë

Konventa e Bernës për zonat e mbrojtura, Zhupa: Qeveria nuk ndalet

Deputetja demokrate ka deklaruar se mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë,  ndaj merr shkas dhe i bën thirrje sërish qeverisë të heqë dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura.

Në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se konventa shprehet qartësisht se duhen ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe të rishikohet ligji i zonave të mbrojtura sepse po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Ajo shton se mania e kësaj qeveria për të shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë nuk ndalet dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë dhe kur institucionet ndërkombëtare shprehen haptazi kundër.

Statusi i plotë:

Mbështes qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje qeverisë të heq dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura.

Shtohen shqetësimet dhe kërkesat e Konventës së Bernës ndaj qeverisë.  Ata shprehën qartësisht se duhen ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe të rishikohet ligji i zonave të mbrojtura sepse po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.

Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës.

Mania e kësaj qeveria për të shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë nuk ndalet dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë dhe kur institucionet ndërkombëtare shprehen haptazi kundër.

Vetëm bashkërisht mund t’i ndalim!

Të fundit