Flash News

Ditari i Opozitës

Konventa e Partisë së Lirisë , Ilir Meta pritet të flasë nga burgu

Konventa e Partisë së Lirisë , Ilir Meta pritet të

Sot në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Ky takim vjen 100 ditë pas arrestimit të Ilir Metës dhe po aq ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, do të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për anëtarët e partisë dhe për gjithë shqiptarët, përmes një lidhjeje "live" nga burgu. Sipas njoftimit të PL-së, kjo konventë do të jetë një ngjarje madhështore, ku do të prezantohet vizioni i forcës politike për “5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus”.

Partia e Lirisë e ka cilësuar arrestimin e Metës si një akt kriminal dhe ka premtuar se beteja e saj do të kulmojë me një fitore në zgjedhjet e 11 majit.

Të fundit