Flash News

Ditari i Opozitës

Konventa e PL, Meta hedh votën e tij: Edhe nëse nuk zgjidhem President, zgjedhjet ishin të lira

Konventa e PL, Meta hedh votën e tij: Edhe nëse nuk zgjidhem

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur votën e tij në zgjedhjet për Presidentin e partisë, që po mbahen në Konventën Kombëtare.

Meta tha për mediat, se edhe nëse nuk zgjidhet President, rëndësi ka që zgjedhjet ishin të lira.

"Edhe nëse nuk zgjidhem president, e rëndësishme që zgjedhjet kanë qenë të lira. Ne do respektojmë zgjedhjen e anëtarëve të Partisë së Lirisë. Monika Kryemadhi nuk ka shkuar askund. Monika Kryemadhi është anëtare e Komitetit të Partisë së Lirisë. Si ajo dhe si zoti Vasili që kanë qenë drejtues të kësaj partia", tha Meta.

Të fundit