Flash News

Ditari i Opozitës

"Konventa Kombëtare e LSI-së do mbahet online", Kryemadhi paralajmëron surpriza: Do të bëjmë një riformatim të partisë

"Konventa Kombëtare e LSI-së do mbahet online",
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me kryetaren e KQZ, Silva Caka dhe Sekretaren Organizative, Eriona Bixha bashkëbisedim me gazetarët

Konventa Kombëtare e LSI-së, e parashikuar të mbahet në 5 dhjetor, do të zhvillohet online.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretarja Organizative e LSI-së, Eriona Bixha, e cila në një prononcim për mediat së bashku me Kryemadhin dhe kryetaren e KQZ, Silva Caka, u shpreh se “do të jetë një konventë virtuale, pasi s’mund të jenë të gjithë bashkë”.

Më tej, Kryemadhi ka shtuar se gjatë këtij eventi të rëndësishëm për forcën e saj politike do të ketë disa surpriza të cilat mbeten për t’u parë.

Duke pasur parasysh, që jemi përballë pandemisë dhe më 5 dhjetor do të mblidhet dhe Konventa Kombëtare. Ka një mënyrë se si do të veprohet, mbase nga ana proceduriale dhe si do të votohet?

Bixha: Patjetër. Konventa Kombëtare do të jetë një konventë që nuk e keni parë asnjëherë më parë në aspektin organizativ. Do të jenë një konventë virtuale, por virtuale se s’mund të jemi të gjithë bashkë.

Kryemadhi: Mos i trego të gjitha, lë edhe disa surpriza...

Do të jetë një konventë që do të përmbushë detyrimin e saj madhor dhe kryesor që janë ndryshimet statutore, nëse do të kemi apo jo. Do të jetë një konventë e cila do të zgjedhë organet më të rëndësishme, drejtuese të LSI-së, nga Komiteti Drejtues Kombëtar, sekretari i Përgjithshëm, organizativ, dy nënkryetarët, zv.kryetari. Pra do të bëhet një formatim i ri i LSI-së.

Siç e thashë dhe më parë, neve dimë ti bëjmë ballë sfidave të reja, siç është kjo e Covid-19 që e ka e gjithë bota,  por paaftësia e qeverisë tonë na ka vënë në kushte edhe më të vështira për shkak të keqmenaxhimit që po i bëhet kësaj situate.

Por jeta politike, sociale e gjithsecilit duhet të vazhdojë, ndaj ne gjithmonë gjejmë forma që ky aktivizim politik në këtë rast të marrë formën e duhur dhe të arrijë qëllimin që është ai që përmenda më sipër.

Ditari politik

Të fundit