Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Basha premtoi se nuk do të rikandidonte pa miratimin tonë, bëri të kundërtën

Korreshi: Basha premtoi se nuk do të rikandidonte pa miratimin tonë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka thënë se Lulzim Basha iu kishte premtuar se nuk do të rikandidonte për kreun e partisë, pa marrë miratimin e tyre.

Në një lidhje direkte për Ora News, Korreshi tha se Basha nuk e mbajti premtimin e dhënë, pasi gjatë një bisede mes tij Dash Sulës dhe Agalliut, kishte thënë se nuk do të dorëzonte kandidaturë pa miratim.

"Unë, Dash Sula dhe Agalliu folëm me Bashën dhe ai na tha që unë nuk dorëzoj kandidaturën për tu bërë kryetar pa mbështetjen tuaj. Në fakt bëri të kundërtën.

Unë vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim që PD nuk duhet të ketë kryetar, ish-kryetarët e saj Berishën Alibeaj dhe Bashën sepse konflikti është krijuar prej këtyre emrave," tha ai.

Të fundit