Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi batuta në Kuvend: Kam një mandat që s’e shoh Ramën, na e sillni të na mësojë si vihet në pushtet

Korreshi batuta në Kuvend: Kam një mandat që s’e shoh

Deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar shtyrjen e afatit për komisionin hetimor të Sterilizimit.

Po ashtu ai ka bërë batuta ku ka kërkuar që të vij kryeministri Edi Rama, duke thënë: Ne të dështuar se të dështuar jemi, na e sillni Ramën të dështojmë tamam.

 “Dje më shumë lehte avokati se Beqaj.

Na e shtyni një çikë më shumë komisionin, ne të dështuar se të dështuar jemi, na e sillni Ramën të dëshmtojmë tamam. A të keqen thirrni dhe atë Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up.

Kam një mandat se kam parë farë në Kuvend. Të vijë të na mësojë se si vihet në pushtet. Meqë na le ja 40 ditë pas hekurave të Gardës na e shty edhe komisionin me 40 ditë, a të keqen, një kërkesë e thjeshtë nga një opozitar i thjeshtë, një fshatar nga Lushnja”, tha ai.

Të fundit