Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Dalja me dy kandidatë vrastare, mos prodhojmë betejë të dytë për mustaqet e Çelos

Korreshi: Dalja me dy kandidatë vrastare, mos prodhojmë betejë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, është shprehur kundër daljes me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa foli për kamerën e MCN Tv, Korreshi tha se ka ardhur momenti që mendimi për Tiranën të mos imponohet. Korreshi tha me bindje se PD e ka të pamundur fitoren e 14 majit nëse del në garë me dy kandidatë. 

Deputeti i PD tha se kjo do të sillte një luftë të kotë për demokratët.

“Unë i kam qëndruar mendimit dhe gjykimit tim që duhet të dalim me një kandidat. Dalja me dy kandidatë i bën dëm demokratëve dhe popullit opozitar. Nuk fitojmë dot me dy kandidatë. Në këto kushte kam bërë zgjedhjen time, kjo edhe në miratimin e Kryesisë së degës Lushnjë, që ka gjykuar se dalja me dy kandidatë do ishte vrastare pasi ishim një herë me dy kandidatë dhe s’morëm dot as votat e 25 prillit. E njëjta gjë mund të ndodhë përsëri.

Akoma s’kemi mjekuar plagët që la 6 marsi në Lushnjë. Ne nuk mund të prodhonim një betejë të dytë kot për mustaqet e Çelos, për të provuar kush ka brirë më të fortë, pavarësisht se mund të kenë ndryshuar brirët, dikujt mund t’i jenë forcuar apo dobësuar. Unë provova edhe në 6 mars të dilja me një kandidat, por Tirana është gjithmonë më e fortë se sa ne provincialët. Kur të vjen dikush i kollarisur nga Tirana, neve na meket goja dhe s’gjykojmë dot ashtu si duhet, por na imponohet mendimi i Tiranës. Ka ardhur koha të mos na imponohet më mendimi i Tiranës”, tha Korreshi.

Të fundit