Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Korreshi: Njerëz të armatosur po intimidojnë qytetarët në qendrat e votimit në Lushnje

Denoncon Korreshi: Njerëz të armatosur po intimidojnë

Kandidati i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi, ka ngritur një akuzë të fortë për situatën në këtë bashki gjatë procesit të votimit të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Korreshi tha se në disa qendra votimi po shfaqen grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët.

“Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njohin, fusin duart. Ia kam dërguar shefit të komisariatit. U përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me fytyra, me makina, me të gjitha. Sa tentohet të hyet, njëri prej tyre fut dorën në marsup. Është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja,” deklaroi Korreshi.

Ai theksoi se këto individë po bëjnë një formë të patronazhimit nëpër qendra, duke përndjekur dhe frikësuar çdo qytetar që nuk e njohin. “Çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë,” shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen mes një sërë denoncimesh nga opozita për parregullsi dhe presione gjatë procesit zgjedhor, ndërsa tensionet në disa zona, përfshirë Lushnjën, kanë çuar edhe në përplasje fizike mes komisionerëve dhe pezullime të përkohshme të votimit.

Denoncon Korreshi: Njerëz të armatosur po intimidojnë

Të fundit