Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi denoncon te 'Ligjet': Apartamentet shiten 2-3 herë përmes mashtrimeve noteriale

Korreshi denoncon te 'Ligjet': Apartamentet shiten 2-3 herë

Deputeti i PD Saimir Koreshi denoncoi abuzimet që bëjnë noteritë me shitjen e apartamenteve.

Korreshi tha se, sidomos në Tiranë, lidhin dy ose tre kontrata premtim-shitjeje për të njëjtin apartament, duke lënë blerësit në një situatë të paqartë ligjore.

Deputeti solli në komision edhe një rast konkret, dhe ngriti alarmin se këto praktika abuzive dëmtojnë besimin e qytetarëve te sistemi.

"I nderuar zoti ministër, po ta them unë këtë edhe ‘live’, ose ‘lajv’ siç i thonë, që po kaloj tani tek çështja e noterisë. Ka shumë noterë – shumë noterë – të cilët bëjnë transaksione nga dy ose tre herë për të njëjtën pronë. Pra, ka raste në Tiranë ku janë lidhur dy ose tre kontrata premtim-shitjeje për të njëjtin apartament. Dhe kjo vazhdon ende sot.

Rast konkret: një notere lidh një kontratë premtim-shitjeje. Pas pensionimit të saj, i biri merr arkivën dhe vazhdon punën në të njëjtën zyrë. Ai bën një kontratë tjetër për të njëjtën pronë me një individ tjetër.

Kjo e fundit legalizohet. Ai thotë: 'Unë nuk kam dijeni për kontratën e parë', edhe pse në regjistër ekzistojnë referencat: numri i repertorit, kodi kohlik, data e kontratës.

Pra, së pari – kjo kontratë nuk administrohet nga Ministria e Drejtësisë, siç është detyrimi. Së dyti – nuk ka më notere. Së treti – i biri lidh një kontratë të dytë me të njëjtën firmë, për të njëjtën pronë. Dhe i rikthehemi atij problemi të vjetër të viteve të kaluara, ku gjithçka përfundon me një vendim gjyqësor që zgjat me vite", deklaroi Korreshi,

Të fundit