Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Duhet të kesh mik për të blerë një bidon qumësht, pasiguria është te baxhot

Korreshi: Duhet të kesh mik për të blerë një bidon

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur për situatën me blegtorët në vend.

Në një lidhje direkte me Syri Tv, Korreshi u shpreh se fshatrat sot janë të varfër në prodhim, deri në atë pikë sa banorët detyrohen të blejnë qumësht në qytet.

Korreshi iu referua edhe mënyrës së paligjshme të grumbullimit të qumështit dhe mungesën e transparencës fiskale në baxho.

“Në raportin e fundit që 37% ka rënë blegtoria në Shqipëri. Ka qenë një lajm para 20 ditësh tek ju dhe tek të gjithë televizionet. Kjo do të thotë që po shkon drejt 0. Unë kam katër vite në parlamentin e Shqipërisë që them se fshati ka kohë që blen qumësht në qytet. Realisht nëpër fshatra sot është thuajse e pamundur të gjesh blegtori si në kohën e mëparshme. Çdo fshatar më parë mbante 2 ose 3 lopë në shtëpi dhe tani shumë shumë pak mbajnë, sepse kostoja është jashtëzakonisht e madhe.

Tani këtu ka dy fenomene: e para, nëse marrim e shohim sa lopë ka fshati në proporcion me banorët, nuk del për fshatin, jo më për qytetin. Duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht të mirë, nëse do e quajmë, të jetë drejt për së drejti nga lopa. Pasiguria ushqimore është pikërisht tek baxhot. Ka kaq kohë që grumbulluesit e qumështit mbledhin qumësht pa asnjëlloj fature tatimore. Si e kanë kontrolluar deri tani tatimfitimin dhe hyrjen e daljen e këtyre baxhove? Së dyti, përpara se t’i bësh këtë kërkesë fshatit, duhet të rimbursohet”, tha Korreshi.

Të fundit