Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ironizon qeverinë në Kuvend: Rrofsh që na e ngrite... naftën!

Korreshi ironizon qeverinë në Kuvend: Rrofsh që na e ngrite...

Deputeti Saimir Korreshi nuk i ka kursyer sërish notat e ironisë në Kuvend.

Ai tha se një nga problematikat e Lushnjes është furnizimi me energji elektrike. Madje, u tall edhe me rritjen e çmimit të naftës duke thënë se bujqit janë tejngopur nga tollonat falas dhe tani do të punojnë me parmendë.

“Situatën e kemi mirë, jashtëzakonisht mirë. Më mirë nuk ka! E dini ç’do të thoshte një shoku im kur dëgjova këto parafolëset, lërini more dokrrat! Lërini more mendimet e thella apo fjalët e mëdha! Ku rroni o burrë i dheut sikur s’rrojmë bashkë në Lushnje me Antonetën. Si tha, elektriku, kemi bërë zhvillime. Hajdeni more aman na jepni dy fije elektrik nga Lushnja se gjithë fshatrat nga ora 7 pasdite deri në 6 të mëngjesit ikin dritat.

Na e zgjasni edhe një çikë ne kabllin se po hamë bukë në errësirë. Rrofsh mi qeveri që na e ngrite... naftën sepse u lodhën të shkretët bujq, i mbushët me naftë, bamp, jepni naftë e s’kishin ku ta harxhonin! Më mirë tani direkt parmendë edhe ohoho, e fjetëm mendjen!”,  tha Korreshi.

Të fundit