Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ironizon Spiropalin: Na mori malli se s'kishim parë hekura që kur erdhe ti

Korreshi ironizon Spiropalin: Na mori malli se s'kishim parë hekura

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka folur nga Kuvendi duke ironizuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali, për blindimin që i bëri për disa ditë Kuvendit, me gardh metalik dhe punonjës të Gardës.

Korreshi tha se i munguan hekurat që Spiropali vendoste para Kuvendit për të ndalaur opozitën. Deputeti i kërkoi Spiropalit të mos veprojë si presidenti Bajram Begaj.

“E nderuar shoqja Spiropali na mori malli se s’kishim parë hekura, që kur erdhe ti s’kishim parë hekura në këtë madnat. U mallëgjyem se s’kishim parë hekura e s’dinim nga të futeshim.  Na keni dënuar pa rregullore, që na ka dënuar shoqja Bushka, që është kryetare e Komisionit të Ligjeve. Përjashtuat 24 deputetë pa ligje.

Edhe pse na tha që kemi të drejtë, sërish e hodhët poshtë. Pse nuk e mblodhe Byronë, pse s’e zbaton rregulloren. Ke detyrimin të mbledhësh Byronë, mos e lejoni të rrjedhë pa marrë vendim, si  presidenti i Republikës që vjen bën fushatë në Lushnjë për PS, vjen me defe e kitarë…s’kam respekt për të fare.

Pjesa tjetër, ju s’mund t’i gënjeni shqiptarët sepse ai vendim, është marrë në zyrat tuaja brenda Kuvendit të PS për të na përjashtuar. Gabimi jot është që s’ke  mbledhur Byronë se je kryetare e Kuvendit. Nëse s’di të lëxojë ligjet shoqaja Bushka, hiqeni nga kryetare”, deklaroi Korreshi.

Të fundit