Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi: Opozita ka provuar të gjitha mjetet demokratike, PS nuk i njeh parimet

Korreshi: Opozita ka provuar të gjitha mjetet demokratike, PS nuk i njeh

Deputeti Korreshi ka deklaruar se aktet e opozitës janë pasojë e pretendimeve të tyre për shkeljen e së drejtës kushtetuese.

Korreshi u shpreh në RTSH se opozita ka provuar të gjitha mjetet demokratike dhe rrugët institucionale, por mazhoranca nuk i njeh parimet demokratike, duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore.

Këto akte, janë pasojë e asaj që pretendojmë me të drejtë se na është shkelur. Shkaku është shkelja e kushtetutës, moslejimi i ngritjes s ëkomisioneve hetimore. Janë 42 deputetë që kanë firmosur ngritjen e komisioneve hetimore.

Opozitës i takon të zgjedhë përbërjen e komisionit. Kemi pasur një votim ku është mohuar kjo pjesë nga mazhoranca. Kjo s’ka gjë për krenari. Por të mos të na konsiderojnë më si fshesaxhi. Nuk ndihemi as krenar dhe as nuk i dëshirojmë skena të tilla, por i kemi provuar të gjitha mënyrat institucionale. A është e drejtë kushtetuese e opozitës?

Protesta është e opozitës. As nuk kemi shqetësuar asnjë koleg. Karriget janë po tonat. Nuk mund të ketë shtet demokratik, që të mos njihen parimet demokratike”, u shpreh Korreshi.

Korreshi u shpreh më tej se ngritja e komisioneve hetimore, është i vetmi instrument kontrollues që ka opozita ndaj mazhorancës.

“Tashmë propaganda ka vazhduar. Mazhoranca mundohet t’i japë të tjera ngjyrime, por kërkesa e 43 deputetëve, a kanë të drejtë qytetarët të shohin si taksat e tyre menaxhohen, keq menaxhohen. Janë disa skandale që të vetmen mënyrë që opozita të shohë letrat janë komisionet hetimore. I vetmi instrument kontrollues që ka opozita ndaj mazhorancës.

Ne kemi ndjekur dhe rrugën institucionale. Rastin e Olta Xhaçkës që ja çuam Gjykatës Kushtetuese. U mblodh këshilli legjislativ, me 10 juristët më të mirë që ka Kuvendi, 5 opozita, 5 mazhoranca, të cilët kërkuan dhe një mendim të një eksperti konstitucionalist.

Erdhi dhe eksperti, dha rekomandim se po kështu është si thotë opozita”, tha Korreshi.

Të fundit