Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi paralajmëron surpriza: PS mund të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut, ka presion nga SHBA dhe BE

Korreshi paralajmëron surpriza: PS mund të votojë heqjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka paralajmëruar surpriza në Parlament në 12 mars, ku do të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj me akuza për korrupsion.

Duke folur në Report TV, Korreshi tha se presioni ndërkombëtar dhe qytetar mbi Ramën është rritur dhe sipas tij kjo mund të bëjë që kryeministri dhe PS të vendosin për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Litari i alpinistit nuk e mban dot më peshën e provave për Ballukun. Ngritja e zërit si nga BE, ashtu edhe nga Ambasada e SHBA-së i kanë dhënë një lloj tjetër qasje gjësë, sa Rama e ka ulur tempin e atij ndryshimi të kodit të procedurës penale për nenin 242 me efekt pezullimi, që e trumbetoi me të fotë. Nga ana tjetër ka ulur tempin për Ballukun që do ta mbante. Pavarësisht se ajo vuri gjithë çerrat e saj, u shkarkua.

Pastaj ne nuk e dimë sesi do përfundojë raporti. Mund të ketë surpriza. Akoma edhe ata nuk dinë asgjë. Mos dëgjoni çfarë thotë Rama që do dëgjoj çfarë do më thonë Ulsiu dhe Taulanti. Por Ulsiu dhe Taulanti do të dëgjojnë se çfarë do t’u thotë Rama. Dhe deri ditën e fundit kjo do të jetë surprizë. Ata i kanë gati si pozitive dhe negative. Dhe varet presioni në ditët e fundit. Për t’ju kthyer asaj që thotë Bardhi, presioni i opozitës është në maksimum.

Protesta është thirrur dhe po vazhdon organizimi i saj. Ne do të presim momentin sesi do të jetë. Futja në institucion, nëse vijnë 100 mijë vetë aty, nuk ka njeri që i mban të futen në Parlament. Nga data 24 janar e deri më sot, unë kam parë dyfishim të atyre që vinin nga Lushnja në protesta. Nëse edhe Tirana del në datën 12, nuk i numëron dot pastaj.

Te Balluku bëhet fjalë për një korrupsion ku SPAK thotë se janë 11 akte kriminale, që tani janë fakte penale që ajo do akuzohet. Bëhet fjalë për zv.kryeministren dhe ministren më të rëndësishme të qeverisë Rama. Unë jam për ngujim të deputetëve brenda Parlamentit, në gërshetim me protesta jashtë Parlamentit. Kjo ka qenë nisme e 3 deputetëve dhe jo e Bardhit. Po të them një sekret, edhe zoti Berisha, askush nuk e di sot si do të operohet në datën 12. Nëse SPAK thotë ta arrestojmë Ballukun dhe ne themi ‘jo do ta mbajmë në shtëpi’, atëherë e shkrijmë SPAK-un dhe GJKKO-në që i mbajmë për yllin polar”, tha mes të tjerash Korreshi.
Kujtojmë se zv.kryeministrja Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së, vendim i cili u rikonfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Më pas ajo u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama dhe SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj me qëllim që ta arrestojë.

 

 

Të fundit