Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi tregon se pse zgjodhi të shkojë në Kuvend me buqetë me kallinj gruri

Korreshi tregon se pse zgjodhi të shkojë në Kuvend me buqetë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi bëi një hyrje të veçantë sot në Kuvend. Korreshi zgjodhi të hyjë në sallë me një tufë lule të përgatitur me kallinj gruri.

I pyetur nga mediat se pse zgjodhi pikërisht këtë ide, Korreshi shprehet se përkon me pakënaqësitë që fermerët kanë shprehur ndaj korrjes së grurit.

Korreshi thotë se erdhi me buqetë për të kërkuar nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, për të kërkuar rimbursimin e fermerëve.

Korreshi: Jemi në fazën e korrjes së grurit, dhe fermerët janë të pakënaqur. Nuk kam gjetur një njeri që të thotë se ka dal fitues nga korrja e grurit. Për këtë arsye të gjithë fermerët kanë pasur një dështim total nga ana e qeverisë.

Ka nevojë për ato që qeveria tha dhe u tall me fermerët. Do u jepte 300 mijë lekë për hektar dhe nuk ua dha. Gjithashtu ngriti dhe agjenci për të verifikuar territoret të cilat fermerët i kishin mbjellë me grurë. Për mungesë të certifikatave të pronësisë, kontratave, shuumica e fermerëve dalin me humbje se nuk përfitojnë.

Këtë 300 mijë lekshin ia kanë dhënë dikujt tjeter, ka pasur edhe selektime politike patjetër. U tha se do e merrnin naftën, pjesa dërrmuese nuk e ka marrë naftën.

Të kenë përparësi fermerët që e punojnë tokën. Është problemi të cmimi, e kanë korrur, sot me 25-27 mijë lekë sa grumbullohet gruri për kuintal, del një kosto, nuk mbulojnë dot kostot e asaj që kanë paguar për mbjelljen dhe të gjitha shërbimet. Pra kanë dalë më humbje. Dhe rendiment nuk ka pasur sa vitet e kaluara.

Ndaj erdha me buqetën për ti thënë qeverisë se duhet të ktheje kokën të rimbursojë fermerët . Ka pasur subvencionime, kanë qenë selektive.

 

 

Të fundit