Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi zbulon dy porositë që u janë lënë demokratëve për protestë

Korreshi zbulon dy porositë që u janë lënë

Deputet demokrat, Saimir Korreshi është shprehur se për protestën e 7 tetorit, dy porosi kanë marrë, njëra është që të përcillet mesazhi dhe tjetra të sjellin njerëz në shesh.

Korreshi i ftuar në News24 tha se njerëzit janë lodhur nga fjalët, teksa shtoi se ka ardhur koha që ta bëjnë vetë programin.

“Lodhën njerëzit me fjalë kanë 12 vite që na dëgjojnë. Tani ka ardhur koha që njerëzit ta bëjnë vetë programin. Patjetër që organizimi ka menduar diçka. Ne na është lënë detyrë perçja ja e mesazhit dhe sjellja e njerëzve në protestë”, tha Korreshi.

Ai foli dhe për qeverinë teknike, ku tha duhet të marrin pjesë ata që nuk kandidojnë.

 Ndër të tjera deputeti demokrat shtoi  se ka ardhur koha për ndryshime kushtetuese, duke marrë shembullin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket Qeverisë teknike.

“Nuk njoh argument pse të mos bëjmë protestë. Duke filluar pse u dënuam ne, mandati i Olta Xhaçkës, komisionet që janë ngritur me miliona euro.

Duam qeveri teknike, suke qenë se kemi 34 vite që çdo force politike është ankuar për zgjedhje të votave. Në këto kushte, ka ardhur koha të kemi ndryshime kushtetuese si RMV. Qeveri teknike duhet të marrin pjesë ata që nuk kandidojnë. Të mos vihen ata që thotë PD, por ato që duan të të dyja palët”, tha Korreshi.

Të fundit