Flash News

Ditari i Opozitës

“Korrupsioni, në çdo nivel të qeverisjes”/ Deputeti i Bashës vlerëson Xhafajn për ‘guximin’, kërkesa që ka për ish-ministrin

“Korrupsioni, në çdo nivel të qeverisjes”/ Deputeti

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një koment, pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se korrupsioni ka prekur çdo nivel të shoqërisë shqiptare.

Duke vënë theksin te postet që ka mbajtur, Sula thotë se Xhafaj është pjesë e “zullumeve” të maxhoranës dhe tentativës për të kapur drejtësinë e re.

Ai vlerëson që ish-ministri mori guximin dhe pranoi ekzistencën e korrupsionit, duke evidentuar se vjen në një kohë kur fokusi është te sulmet ndaj opozitës dhe jot e shqetësimet reale.

“Dje na tërhoqi vëmendjen një “mea culpa” e ish-Ministrit të Brendshëm, ish-kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.  Postet që i përmenda në fakt dëshmojnë se edhe ai ka qenë pjesë e zullumeve të kësaj maxhorance. E tentativave për të kapur drejtësinë e re.

Tentativave për të shpëtuar nga vetingu drejtuesit e korruptuar të policisë kur ishte Ministër i Brendshëm. Megjithatë ai meriton një vlerësim të veçantë sepse në këtë uri për të sulmuar opozitën, ai arriti të ngrihet mbi veten dhe mbi interesin e partisë së tij. Ai pranoi atë që ne si opozitë kemi kohë që e denoncojmë me të madhe. Se korrupsioni është i shtrirë në çdo nivel të qeverisjes”, shkruan Sula në rrjetet sociale.

Ky i fundit thekson se korrupsioni ka vështirësuar jetesën në vend. Ai thotë se drejtësia në Shqipëri “ka nisur të marrë frymë”, ndërsa kërkon më shume punë. Sula sugjeron shtimin e numrit të prokurorëve të SPAK-ut.

“Hapat e para janë hedhur me reformën në drejtësi. Nuk mund të them se është 100%, 80% ajo që duhet por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se drejtësia ka filluar të marri frymë. Por ama rrezikojmë që ta lëm në koma ende pa u rritur e të stërvis mushkritë.

Si një ish-prokuror në vazhdim edhe të iniciativës së kolegut Xhafa, dua të shkoj edhe më konkretisht. SPAK duket se është shumë i ngarkar. Evidentohet qartë se 20 prokurorë nuk mjaftojnë për të bërë një punë të mirë. Duke ditur volumin e punës mesa shoh me numërin e prokurorëve që janë në dispozicion dhe numërin e dosjeve që janë konstatoj se Prokurorëve nuk u mjafton koha as që ti kalojnë nëpër duar e jo më të bëjnë një strategji të mirë hetimi. Në këtë logjik do të sygjeroja që numri i prokurorëve të SPAK të trefishohej. Nga 20 që janë të shkoj në 60”, shton deputeti.

Ai i drejtohet Xhafajt, ndërsa i kërkon që t’i thotë kryeministrit Edi Rama të mos pengojë vetingun në politikë.

“E meqë Xhafaj mori guximin që përmendi korrupsionin në çdo nivel qeverisës, duhet të marrë guximin po ashtu e ti thojë shefit të tij politik që të mos pengojë vetingun e politikanëve. Nuk jemi të përjetshëm. Edhe në politik nuk do jemi të përjetshëm. Ndaj kush nuk e meriton nuk duhet të jetë. Dekriminalizimi i dha disa fryte të mira tani është koha edhe e vetingut të politikanëve”, shkruan Sula.

Të fundit