Flash News

Ditari i Opozitës

Korrupsioni në Shqipëri, Basha: Ka vetëm një zgjidhje

Korrupsioni në Shqipëri, Basha: Ka vetëm një zgjidhje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në Twitter mbi një gjetje të "Transparency International" për korrupsionin në politikë.

Kreu i PD thotë se një shtet i kapur mga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice klientësh, siç i quan ai, duke theksuar se Buxheti i Shtetit është në funksion të PPP-ve.

Nisur nga shqetësimi i korrupsionit në Shqipëri, ai thotë se zgjidhja është është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Në këto kushte, Basha thekon se zgjidhja është vettingu në politikë.

"Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!"-shkruan Basha.

Të fundit