Flash News

Ditari i Opozitës

“Korrupsioni po largon të rinjtë”, Partia e Lirisë: Duhet luftë pa kompromis kundër bandës së Ramës

“Korrupsioni po largon të rinjtë”, Partia e Lirisë:

Partia e Lirisë shprehet e vendosur për të luftuar korrupsionin, pas deklaratave të të huajve se ky fenomen është kthyer në shqetësim.

Sekretari i PL-së, Tedi Blushi hedh akuza ndaj qeverisë për korrupsion, vjedhje dhe kapje të shtetit.

“Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t'u anëtarësuar në familjen europiane.

Mos u mashtroni nga fushatat për "lodhjen" apo "zhgënjimin" me BE. Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria”, shkruan Blushi ndër të tjera.

 

Të fundit