Flash News

Ditari i Opozitës

“Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit”, Berisha nxjerr librin e tij në Amazon

“Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit”, Berisha nxjerr

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nxjerrë në shitje librin "Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit- Rasti i ish-kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga non-grata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal", në Amazon.com si një e-book.

Libri kushton vetëm 1,99$ teksa kaftuar të gjithë bashkëkombasit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në diasporë.

Një libër në Amazon

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit- Rasti i ish-kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga non-grata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal”, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle).

Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptarë”. Ftoj bashkëkombësit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik, një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizojë.

 

Të fundit