Flash News

Ditari i Opozitës

Kos deklaroi se zgjedhjet ishin të lira, Bardhi : Deklaratë skandaloze, u bë zëdhënëse e qeverisë

Kos deklaroi se zgjedhjet ishin të lira, Bardhi : Deklaratë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi dhe për deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar.

Bardhi: E sfidoj Marta Kos dhe çdo zyrtar të BE-së të gjej një rast të tillë në Europë. Ccdi shqiptar pret nga komisionerja e zgjerimit që në deklaratat e saj të përcjellë vlerat dhe standartet europiane, jo të justifikojë korrupsionin e Edi Ramës.

Për deklaratën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky pohim të skandalizon, nuk ka guxuar ta thotë as Edi Rama. Do turpërohej edhe vetë Edi Rama. Mendoj se ka detyrimin të jetë e vërtetë me qytetarët. E risfidoj zyrtaren e Brukselit të na gjejë gërmën. Përkundrazi raporti për zgjedhjet thotë diçka tjetër. Thotë se qytetarët dhe punonjësit u intimiduan.

E përkthyer Në shqip, e nderuar znj.komisionere, ajo që ODIHR ka thënë është se Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Qytetarët presin të bëhen zëdhënës të standardeve të vlerave Europiane, komisionerja u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar.

Të fundit