Flash News

Ditari i Opozitës

"Kosheren le ta mbajnë se bletët janë gjetkë", Baçi: Degën e Fierit vazhdoj ta drejtoj unë 'de facto'

"Kosheren le ta mbajnë se bletët janë gjetkë",

Deputeti demokrat Luan Baçi është shprehur se vazhdon të jetë "de facto" kryetar i PD në Fier. Ai ka thënë se vazhdon të jetë i angazhuar dhe se zhvillon takime të përditshme me strukturat e kësaj dege.

Gjithashtu foli dhe për incidentin e ndodhur në Fier ku ishin ndërruar bravat e zyrave lokale të partisë. Baçi u shpreh për "Fax News" se ai ishte veprim "hajdutësh", ndërsa shprehu binden se demokratët e kanë "braktisur" kryedemokratin Lulzim Basha.

"Degën e Fierit vazhdoj ta drejtoj unë 'de facto' për vetë faktin se pot ë shihni takimet e mia janë të përditshme me kryetarët e grup-seksionesh. Ne jemi një ekip i perfeksionuar tashmë prej 8 vitesh që e ka nderuar opozitën duke marrë pjesë në protesta dhe në organizime të ndryshme, në bllokimin e bërë ndaj kryeministrit pas djegies së mandateve.

Pavarësisht nga veprimi i turpshëm i bërë nga lidershipi i PD duke hyrë si hajdutë në zyrat e PD dhe duke i mbajtur ato thjesht si godina. Kam parasysh një prej komentuesve që thoshte: Kosheren le ta mbajnë se bletët janë gjetkë. Në fakt PD janë njerëzit që vijojnë të përballen me Ramën", tha Baçi.

 

 

Të fundit