Flash News

Ditari i Opozitës

“Kosova fitoi në arbitrazhin e investimeve”, Meta: Rama vetëm humbet, kërkon asgjësimin e fjalës së lirë

“Kosova fitoi në arbitrazhin e investimeve”, Meta: Rama

Ilir Meta ka deklaruar se qeveria e Kosovës fitoi sërish në Arbitrazh për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ndërkohë që sipas tij kryeministri Edi Rama vetëm humbet.

Në një reagim në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë shton se kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish. Meta shkruan se 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin.

POSTIMI I PLOTË:

Qeveria e Kosovës fiton përsëri në arbitrazh ndërkombëtar për herë të tretë radhazi brenda vitit duke mbrojtur interesin publik dhe duke dëshmuar se në vendimet e saj udhëhiqet vetëm nga Ligji dhe e Drejta.

Ndërsa Qeveria e Ramës vetëm humbet në arbitrazhet ndërkombëtare duke shkaktuar dëme kolosale për qytetarët shqiptarë dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e vendit si një shtet i së drejtës dhe respektimit të ligjit.

Kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish dhe gënjeshtarësh që duan të asgjësojnë fjalën e lirë dhe konkurrencën për të monopolizuar gjithçka në interes të kësaj pakice uzurpatore dhe në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të pafre.

Ndaj 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin.
Bashkë Fitojmë!

 

Të fundit