Flash News

Ditari i Opozitës

Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Berisha nxjerr blof Ramën: Publikoi të njëjtën hartë në 2019 dhe sot e justifikon

Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Berisha nxjerr blof

Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Turizmit, Kosova u shfaq në hartë si pjesë e territorit të Serbisë. Një skandal, i cili u kalua fillimisht në heshtje nga autoritetet shqiptare.

Në takimin e zhvilluar me disa investitorë mbi turizimin në Shqipëri, mori pjesë zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama. Por, edhe pse Rama vendosi të reagojë pas daljes së skandalit, sërish e zbuti efektin e tij, duke justifikuar se kombit nuk i erdhi asgjë e keqe nga dalja për një minutë e Kosovës nga harta.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, shkruan Rama.

Mirëpo, kjo hartë që Rama sot e justifikon është publikuar në vitin 2019 nga vetë ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nxjerrë postimin që Rama ka bërë asokohe. Berisha shkruan bashkangjitur fotos se “Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por me 19 nëntor të vitit 2019 postonte në facebook të tij këtë hartë!”.

Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Berisha nxjerr blof

Të fundit