Flash News

Ditari i Opozitës

Kosto e rrugës Lekaj –Fier, PD: 50% më shtrenjtë se në studimin e fizibilitetit, Qeveria vjedh 320 mln euro

Kosto e rrugës Lekaj –Fier, PD: 50% më shtrenjtë se në

Partia Demokratike u ka kërkuar organeve të drejtësisë të nisin hetimet lidhur me koston e rrugës Lekaj –Fier.

Shefit të Organizimit të PD, Klevis Balliu tha në një deklaratë për mediat se për këtë aks rrugor qeveria vjedh 320 milion euro. Sipas tij, rruga është vlerësuar 50% më shtrenjtë se sa në studimin e fizibilitetit.  

Deklarata e plotë:

Vjedhjet e çarter-qeverisë nuk kanë të ndaluar. 

Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër.

Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro.

Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro.  

Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.  

Nuk janë këto kostot e vetme për qytetatët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE.

Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit. Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të.

Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë.

Partia Demokratike u kërkon organeve të drejtësisë të nisin hetimet për këtë abuzim të ri, i cili, pikërisht se ka precedentë, duke mos qenë i pari, e bën edhe më të rëndë dhe fyese shkeljen.

I kuptojmë opinionit publik se ne jemi forca politike qeveria e së cilës ndërtoi Rrugën e Kombit, mes maleve më të ashpra të Ballkanit, me dyfishin e gjatësisë së Milot-Fier, dhe të njëjtat kosto.

Ky është standardi ynë.

Me qeveri që kanë vjedhjen të vetmin standard, Shqipëria është në rrezik.

 

Të fundit