Flash News

Ditari i Opozitës

Koti para PE: Nëse ndërkombëtarët marrin mesazhin e duhur, zgjedhjet e 2025 janë në favor të PD

Koti para PE: Nëse ndërkombëtarët marrin mesazhin e duhur,

Deputetja e PD-së, Sorina Koti nga Parlamenti Europian në Strasburg, ku po opozita po zhvillon një fushatë sensibilizuese, tha se ndërkombëtarët duhet të dinë se çfarë ndodh në Shqipëri.

Koti tha për Syri Tv, nëse arrijnë që ndërkombëtarët të marrin mesazhin e duhur, zgjedhjet e 2025 janë në favor të PD.

“Kjo protestë tregon situatën e rëndë në Shqipëri, ku përditë po cenohet demokracia, liria e fjalës dhe votës. Jemi përballur me gardën dhe policinë, dhe qytetarët prej 12 vitesh po cënohen në punët dhe jetesën e bizneset e tyre.

Ne sot jemi para Parlamentit Europian, sepse duhet të kemi një sensibilizim të deputetëve se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe duhet ta dinë realisht atë që po ndodh në vendin tonë.

Është ndryshe kur e thotë qeveria, ndryshe kur e thonë deputetët që vijnë me një mandat të dhënë nga qytetarët e tyre.

Ne sot kemi ardhur shumica e deputetëve për të protestuar këtu. Kemi pasur takime dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Edhe shqiptarët që banojnë këtu na janë bashkuar.

Kryesorja është hapja e syve të ndërkombëtarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri, që të mos ketë më lajme të rreme se Shqipëria është një vend ku jetohet dhe funksionon shteti.

Nëse ne arrijmë që ndërkombëtarët dhe institucionet evropiane që ndodhen në Tiranë të marrin mesazhin e duhur, jam e bindur se zgjedhjet e 2025 do të jenë në favor të PD”, deklaroi Koti nga Strasburgu.

Të fundit