Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ s'e regjistroi në zgjedhje, reagon Komisioni i Rithemelimit: S’ka procedurë që e shpëton Lul Bravën nga verdikti i votës

KQZ s'e regjistroi në zgjedhje, reagon Komisioni i Rithemelimit:

Pas vendimit të KQZ për të mos regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të lëvizjes së drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, ka reaguar Komisioni i Rithemelimit.

Përmes një postimi në Facebook, drejtoresha e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit, Floriana Garo akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën çdo gjë që opozitën ta përfaqësojë Lulzim Basha.

Ajo shkruan se nuk ka procedurë apo pazar që e shpëton Bashën nga verditki i votës në 6 mars, ditë kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.

Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama - Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.

E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.

Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes!

Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote!”, shkruan Garo.  

Të fundit