Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: U shkelën të drejtat, Rama përdori instituciomet

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: U shkelën të drejtat, Rama

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentoi vendimin e KQZ, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit.

Dule deklaroi se ka pasur disa shkelje, pasi sipas tij Belerit nuk i është dhënë e drejta që të zgjedhë siç ia përcakton ligji, duke mos iu dhënë e drejta e votës apo në rastin e betimit të tij.

"Jemi përpjekur të evidentojmë shkeljet e Komnventës Europiane. Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve. Përdori segmente të Policisë së Shtetit. Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës.

Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur. Flasim për situata dhe shkelje që duhet të vëmë alarmin për çdo situatë, për atë që ndodh, në procesin e zgjedhjeve, me votën e lirë dhe shtetin e së drejtës. Ajo që ndodhi me Fredi Belerin dhe Himarën është jetike që mos të ndodhë me Tiranën dhe Kukësin, apo Dropullin", tha Dule.

Të fundit