Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ miraton me disa korrigjime listën shumë-emërore të PD, kush u hoq nga kandidimi   

KQZ miraton me disa korrigjime listën shumë-emërore të PD,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me disa ndryshime listën shumë-emërore të PD.

Pasi KQZ i ktheu, bashkë me listat e disa partive të tjera, PD ka bërë disa korrigjime.

Kështu, në Tiranë është hequr nga lista Gazment Koduzi dhe në vend të tij është renditur Dorjan Teliti.

PO në këtë listë, është ngritur në pozicionim edhe Gentjan Muça i cili shkon i 26-ti.

Ndryshme të vogla ka pasur edhe në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Vlorë.

LISTA E KORÇËS
Hiqet Ilia Kadhena (11)- vendin ia zë Andrea Simaku
Kiço Tane ngjiteti 15-ti
Nikollaq Doku zbret i 18-ti

LISTA E TIRANËS
Hiqet Gazment Koduzi, pozicionin e 23-të e zë Dorjan Teliti
Gentjan Muça futet i 26-ti
Korab Lita shkon i 33-ti, Lediana Frataraj zbret e 34-ta
Asllan Dogjani nga i 36-ti, shkon i 35-ti
Rivelino Çuno shkon i 38-ti
Hiqet Irisa Çupa

Shtohet Ethem Aga

LISTA E VLORËS
Largohet Ilir Gunbardhi
Nada Daullja merr pozicionin e 6-ta
Nadire Meçorapaj shkon e 9-ta
Shtohet Vangjel Anagnosti
Hiqet Lorenc Danaj
Shtohet Eda Begaj

LISTA E DURRËSIT
Hiqet Riselda Kadia
Merita Dakovelli shkon e 15-at
Armand Brahimaj merr vendin e 17-të
Artion Bajramaj zbret i 19-ti

LISTA E SHKODRËS
Astrit Kuçi merr pozicionin e 16-të
Liljan Idrizaj merr pozicionin e 19-të
Futen në listë Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi

 

 

Të fundit