Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ njeh Bashën, Berisha i vendosur: Nuk bojkotojmë, logon e përcaktojmë nga koalicioni

KQZ njeh Bashën, Berisha i vendosur: Nuk bojkotojmë, logon e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi disa ditë më parë se do të komunikojë vetëm me PD-në zyrtare, duke mohuar kushti anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediet tha se logoja e tyre do të varet nga koalicioni me të cilin do të nënshkruajnë një marrëveshje. Berisha tha se bojkoti nuk është opsioni i tyre për zgjedhjet e 6 marsit.

“Edi Rama siç e dini me bandat e tij me uniformë dhe pa uniformë ka konfiskuar në një akt madhor kriminal siglën e PD-së. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Ne marrim pjesë sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Të fundit