Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ nuk e regjistroi, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon në KQZ kandidatët e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit

KQZ nuk e regjistroi, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, i përbërë nga LSI dhe PDK, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

KQZ nuk e regjistroi, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon

LSI-PDK kanë dërguar për të regjistruar në KQZ kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit, pasi kjo e fundit u la jashtë koalicionit nga KQZ pasi nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor.

LSI dhe PDK kanë kërkuar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër, Elton Banon për Bashkinë Lushnje dhe Ardian Muka për Bashkinë Durrës.

KQZ nuk e regjistroi, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgonKQZ nuk e regjistroi, ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon

Po ashtu, ‘Shtëpia e Lirisë’ do kandidojë me Premtim Kryemadhin në Dibër, Hekuran Xhanin në Rrogozhinë dhe Lulzim Vrana Vorë.

Të fundit