Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ nuk ia hoqi mandatin, PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës

KQZ nuk ia hoqi mandatin, PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. PD e akuzon këtë të fundit se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Kjo lëvizje e selisë blu vjen pasi KQZ vendosi të mos ia heqë mandatin edhe pse prokuroria doli në përfundimin se ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi kërkon që SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun, për “Falsifikim të vulave, i stampave ose i formularëve”, ku sipas tij, parashikohet një dënim deri në 4 vite burg.

Lidhur me pretendimin e Ismailaj se nuk ka pasur dijeni për dënimin, PD thotë: Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000.

Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Kjo provon që ai ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Ai u denoncua nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i dënuar më herët në shtetin fqinjë. Sipas Prokurorisë, ai është dënuar në vitin 2000 për dy vepra penale, "konflikt" dhe "përleshje".

Të fundit