Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ nuk njeh ‘Rithemelimin’, Bumçi tregon si do reflektohen emrat e kandidatëve në fletën e votimit

KQZ nuk njeh ‘Rithemelimin’, Bumçi tregon si do reflektohen

Komisioni i Rithemelimit do të mbajë nesër primaret për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në 6 bashki të vendit.

Procesi i votimit do të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 17:00. Komisioni bëri publik edhe qendrat e votimit në 6 bashkitë ku do të votohet nesër për primaret.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se me primaret autoriteti për të zgjedhur iu shkon anëtarëve të partisë në secilën bashki.

“Në këtë rast autoriteti i shkon anëtarëve të partisë në 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet. Janë ata që jetojnë në këto qytete dhe e njohin më mirë njëri -tjetrin. Pse mos e marrin ata vendimin se kush është personi i duhur. Basha ka njëfarë mbështetje por nuk do të njohë vullnetin e shumicës. Kjo vjen nga fakti që ai e di që është pakicë dhe e ka thënë publikisht”, tha Bumçi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi disa ditë më parë se do të ketë komunikim vetëm me PD-në zyrtare, duke i hequr mundësinë kështu Komisionit të Rithemelimit. Bumçi shpjegon se si do të reflektohen emrat e kandidatëve të propozuar, në fletën e votimit.

“Njëra mundësi është me koalicion dhe duket ne po shkojmë drejt kësaj zgjidhje. Një numër partish krijojnë një koalicion dhe kandidati del në emër të koalicionit. Mënyra tjetër është si kandidat i pavarur, pro besoj se rruga e koalicionit është ajo që do ndjekim”, sqaroi Bumçi.

 

Të fundit