Flash News

Ditari i Opozitës

“KQZ para një zgjedhje”, Bylykbashi: Të regjistrojë PD e zgjedhur me votat e anëtarëve apo një vulë pa kryetar

“KQZ para një zgjedhje”, Bylykbashi: Të regjistrojë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, thotë se KQZ është përpara dy zgjedhjeve: të pranojë formalisht falistetin juridik të Lulzim Bashës, ose të refuzojë këtë të fundit dhe të vendosë të drejtën e votuesve.

Në nëj postim në Facebook, Bylykbashi shkruan se falsiteti juridik i Bashës u vërtetua nga Regjistri i Partive Politike, të cilët me një shkresë treguan se Basha gënjeu, por nuk dha dorëheqjen nga kreu i PD-së.

Sipas Bylykbashit zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar ka tre arsye që e bejnë të pavlefshme.

“1- Zgjedhja e Lulzim Bashës është ankuar në gjykatë që në qershor 2021 nga rivalja në garë zj. Edith Harxhi. Pra nuk është finale. 2-Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në Regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e atij Kuvendi, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës. 3- Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars 2022”, shkruan Bylykbashi.

Demokrati thotë se si Kushtetuta e Shqipërisë ashtu edhe statute i PD-së, parashikon të njëjtat standarte sa i përket dorëheqjes.

“Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (presidenti, deputeti, kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëheqja nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti. Pasoja është përfundimi i menjëhershëm i mandatit. Për t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemërohet.

Statuti i PD ka të njëjtat parashikime. Kur një kryetar dorëhiqet, duhet zgjedhur një i ri. Në periudhën e ndërmjetme, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë një nga nënkryetarët që të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit, deri sa të zgjidhet i riu (jo deri sa të zgjohet i vjetri).

Pra, pa llogaritur që demokratët e shkarkuan edhe me referendum më 18 dhjetor 2021, Lulzim Bashës i ka mbaruar mandati edhe me statutin e tij të korrikut 2021. Meqenëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur të zgjedhë një nënkryetar të përkohshëm, nuk ka një kryetar në detyrë as sipas atij statuti të Bashës që më pas u shfuqizua më 11 dhjetor 2021”, shkruan më tej Bylykbashi.

Bylykbashi, teksa i referohet Kodit Zgjedhor, thotë se KQZ është sot para sprovës më të madhe të 32 viteve: do të regjistrojë PD që ka përcaktuar vota e antarëve, apo do të regjistrojë një vulë që i ka humbur kryetari.

“Kodi zgjedhor detyron KQZ që informacioni në fletën e votimit të jetë i vërtetë dhe i drejtë sepse zgjedhësi nuk duhet as të mashtrohet, as të keqdrejtohet kur bën zgjedhjen.

Të vesh në fletën e votimit emrin e Lulzim Bashën si kryetar të PD, pavarësisht se PD ka zgjedhur kryetarin e saj, është konfuzionim, keqdrejtim dhe mashtrim i qëllimshëm i zgjedhësve. Është po aq e paligjëshme sa Lulzim Basha të linte shtetësinë shqiptate, ky fakt të mos regjistrohej, ai të dilte në listën e zgjedhësve, dhe më 14 maj të vinte e të votonte me buzëqeshjen e tij prej kopertine para kamerave, pa u skuqur.

Kushtetuta, në nenin 4 thotë që “e drejta” është baza dhe kufiri i veprimit të shtetit. Pra “e drejta”, jo thjesht ligji. Gjykata Kushtetuese ka përpunuar këtë koncept mbi bazën e parimit të “Ekite - Equite’”, apo gjykimit të drejtë, jo thjesht strikt.

Ndaj KQZ është para sprovës më të madhe në 32 vite: Do të bëjë drejtësi duke regjistruar PD që ka përcaktuar vota e antarëve, apo do të regjistrojë një vulë që i ka humbur kryetari?”, thotë Bylykbashi.

Të fundit