Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ pranon denoncimin e PD: PS të heqë materialet zgjedhore nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 Delvinë

KQZ pranon denoncimin e PD: PS të heqë materialet zgjedhore nga zyra

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar denoncimin e Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të hiqte të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

"Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.

Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim blof, nuk dolëm aspak blof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.

Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.

Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.

Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore", tha Zhupa. 

KQZ pranon denoncimin e PD: PS të heqë materialet zgjedhore nga zyraKQZ pranon denoncimin e PD: PS të heqë materialet zgjedhore nga zyra

Të fundit