Flash News

Ditari i Opozitës

KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’ në zgjedhjet e 6 marsit, PD ankimon vendimin në KAS

KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’

Pas vendimit të KQZ për të regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Partia Demokratike ka depozituar në KAS një ankimim.

Në ankimim, PD kërkon shfuqizimin e vendimit për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Sipas PD, partive u mungon legjitimiteti dhe për këtë kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit për të njohur koalicionin LSI-PDK. Po ashtu, në ankimim thuhet se Komisionit Rregullator ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022.

Ndaj, thuhet se në këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Pra, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor.

Sipas PD, vendimi i KQZ ka nderhyre ne permbajtjen e kerkeses se LSI per regjistrim, duke perjashtuar nga regjistrimi Komisionin e Rithemelimit, çka sipas ankimimit nuk e parashikon ligj zgjedhor.

KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’KQZ regjistroi koalicionin ‘Shtëpinë e Lirisë’

Të fundit