Flash News

Ditari i Opozitës

Urdhëroi heqjen e posterave, Lela: Më vjen mirë që gishti i Belindit vuri në lëvizje KQZ-në

Urdhëroi heqjen e posterave, Lela: Më vjen mirë që gishti i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi një ditë më parë heqjen e të gjithë posterave dhe materialeve propagandistike që nuk përmbanin si kriter mbishkrimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit ligjor”.

I ftuar në studion e “Ora e Betit”, drejtori i Komunikimit në PD Alfred Lela, u shpreh se i vjen mirë që gishti i Belind Këlliçit, vendosi në lëvizje edhe KQZ-në.

Lela tha se masat e marra nga KQZ përveçse janë gjysmake, nuk kanë vlerë në kushtet kur fushata po shkon drejt fundit.

"Belindi dhe opozita 1/5 e posterave kanë, le ti heqin dhe ato. Më habit që KQZ pret pasi beteja është në mbarim dhe merr vendime. Posterat e Belindit përveç këtyre të fyerve, gishtat ndryshojnë nga dora në dorë. Mirë që paska vënë në lëvizje dhe Celibashin gishti i Belos. Lëvizi gjithë qytetin, lëvizi dhe komisionerin. Bravo Belind! Por këto masat gjysmake më duken kot. Le të bëjnë çfarë të duan, shpresojmë që të lënë popullin të bëjnë çfarë të duan me 14 maj, mos të fusin hundët dhe duart atje", tha Lela.

Të fundit