Flash News

Ditari i Opozitës

Krah Berishës në Durrës, Bylykbashi: Basha dhe anëtarësia të bashkohen te kutia e votimit

Krah Berishës në Durrës, Bylykbashi: Basha dhe

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili doli në mbështetje të ish kryeministrit Sali Berisha në foltoren e sotme në Durrës thotë se zhvillimet e fundit në kampin blu nuk duhet të ndikojnë në humbjen e demokracisë së brendshme.

I ftuar në Euronews Albania, Bylykbashi thotë se vendimi i marrë nga Basha është në shkelje të statutit dhe vret të drejtën e votës që ka anëtarësia.  

“Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi që të gjithë së bashku, kryetari dhe çdo anëtarë që të bashkohemi te i vetmi element që na bën bashkë, përveç statutit, kutia e votimit nuk i përçan kurrë njerëzit, aty vlen pastaj rregulli i demokracisë, mazhoranca fiton” – theksoi ai më tej.

 

 

 

Të fundit