Flash News

Ditari i Opozitës

Krah Kadaresë dhe Azem Hajdarit, Berisha kujton vizitën në Kongresin amerikan, ‘prapaskenat’ e Ramiz Alisë

Krah Kadaresë dhe Azem Hajdarit, Berisha kujton vizitën në

Gjatë këtyre ditëve, në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Sali Berisha ka postuar foto dhe video nga momentet thelbësore të këtij partneriteti.

Së fundmi ai ka publikuar një foto, e cila daton nga 11 maji i vitit 1991, ku shihet krah Ismail Kadaresë dhe Azem Hajdarit në Kongresin e SHBA-së.

Berisha tregon se para zyrtarëve të lartë amerikanë, Komisionit të Helsinkit, senatorit Denis De Concini dhe kongresmenëve Steny Hoyer dhe Tom Lantosh dëshmoi masakrën e 2 prillit të ‘91 në Shkodër dhe gjendjen e Shqipërisë së asokohe.

Ai thotë se me këtë akt historik, SHBA-të mbështetën opozitën shqiptare. Berisha tregon se pak pas vizitës së tij në SHBA, në gusht të vitit 1999, senatori Denis De Concini vizitoi Shqipërinë dhe se në takim i kishte kërkuar Ramiz Alisë lirimin e të burgosurve politik, lejimin e pluralizmit politik dhe një takim me Sali Berishën.

Ky i fundit thotë se regjimi e mashtroi senatorin dhe se as nuk e njoftuan për kërkesën e De Concini. Berisha thekson se sot kryeministri Edi Rama ka më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në 91’.

Të fundit