Flash News

Ditari i Opozitës

Krahasimi i eksodit të shqiptarëve me turistët italianë, Berisha për median italiane: Thjesht propagandë

Krahasimi i eksodit të shqiptarëve me turistët italianë,

Kryeministri Edi Rama bëri një krahasim të shqiptarëve të 32 viteve me parë me numrin e turistëve italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Sipas tij, në gjashtë muajt e parë të vitit ishin mbi 310 mijë. Në një postim në Facebook ai e krahason këtë ‘eksod’ për pushime me atë të vitit 1991 të emigrantëve shqiptarë në Itali. Postimi shoqërohet me dy foto të anijes së Vlorës e cila zbarkoi në portin e Barit e mbushur me njerëz më 8 gusht 32 vite më parë. “Dhe prisni, prisni, nuk keni parë gjë akoma”, komenton ai.

Këtë postim e ka komentuar kreu i PD, Sali Berisha.

Është thjesht propagandë”, tha Berisha për Adnkronos.

"Nga viti 2014 deri në vitin 2022, sipas Eurostat, më shumë se një milion shqiptarë u larguan nga vendi i drejtuar nga qeveria e Edi Ramës. Fluksi turistik në Shqipëri është rritur padyshim por pasiguria, korrupsioni është shumë i lartë dhe varfëria po shkatërrojnë vendin tonë duke i detyruar shqiptarët të largohen”, shtoi Berisha.

Të fundit