Flash News

Ditari i Opozitës

"Kraja e Millonai veprojnë me urdhra të Ramës", Argita Malltezi: Berisha dhe Malltezi të burgosur politik

"Kraja e Millonai veprojnë me urdhra të Ramës", Argita

Argita Malltezi ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat, ajo tha se lideri i opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të burgosur politik.

Vajza e kreut të PD-së përsëriti akuzat ndaj prokurorëve të SPAK, për të cilët tha se veprojnë me urdhrat e kryeministrit Edi Rama. 

Argita Malltezi: Procesi ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha.

Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit